Limaj: Baca Haxhi gjithë jetën u ballafaqua me sfida të rënda

E publikuar: 17/03/2025 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi.

Limaj thotë se “Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda.

Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi. Prehu në paqe, baca Haxhi!”, shkruan ai.