Limaj: Asociacioni punëson 5000 njerëz nga strukturat paralele

E publikuar: 27/10/2015 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limja, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se Kosova nuk është duke dialoguar me një palë që e njeh, por që e lufton shtetin e Kosovës.

“Nuk jemi duke folur me minoritetet jemi duke folur me një shtet që nuk të njeh dhe të lufton në çdo fushë”.

“Jemi duke folur me një kryeministër që thotë Ujmanin nuk ta jap. Normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd ka filluar me një mashtrim të madh, kanë filluar me bisedime teknike, pastaj na kanë thënë se Bashkësia e Komunave Serbe është OJQ. Pse të mos thuhet e vërteta”.

“Numri i vogël i serbëve do të humbte kuptim nëse qëllimet e fqinjit do të ishin të mira. Një listë e krijuar nga kryeministri serb Aleksander Vuçiq dhe e komanduar nga ai është problem, është një opsion politik që nuk e pranon shtetin”.

“Ne e kemi detyruar Nenad Rashiqin, Petroviqin dhe tjerët, me sjelljen tonë jo njerëzore i kemi detyruar të futen në Listën Srpska”.

“Gjithçka e kemi rrënuar për 6 muaj. Sot qeveria e Kosovës duhet të punojë vetëm për Listën Srpska. Serbia në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë luftën e ka pasur për territore”.

“Tani kemi të bëjmë me një problem që mundet me u cilësua si minë për Kosovën”.

Limaj thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, nuk është kompromisi i fundit që Kosovës po i kërkohet.

“5000 njerëz do të punësohen në Asociacionin e Komunave Serbe, të gjithë nga strukturat paralele serbe”.

“Dialogu me Serbinë nuk po përfundon me bashkësinë serbe”.