Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot është dita e parë e synimit të krijimit të institucioneve.
Ai i ka sugjeruar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që ai ta ulë kokën dhe të nis të sillet si kryeministër i Kosovës.
Limaj thotë se Kurti duhet të nis t’i shërbejë vendit.
Sipas tij, ai nuk ka qenë vetëm opozitar duke mos kursyer gjuhën duke shkuar deri në ndarje, urrejtje e përçarje.
“Albini ka shumë punë për t[‘u përmirësuar dhe ndryshuar nga ai Albini i opozitës. Ai duhet t’ua ndërprerje njerëzve të vet gjuhen e urrejtjes. Historia e Kosovës nuk fillon me juve as me neve. Nderoni e respektoni ata njerëz që ishin para jush. Arrogancë e urrejtje, arrogancën hiqeni, euforinë ndaleni dhe shërojeni urrejtjen që e keni mbjellë te qytetarët”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se opozitarizmi i Kurtit nuk është histori me të cilën ai duhet të mburret.
Limaj ia ka kujtuar Kurtit kohën kur ai nuk është ngritur për himnin e as flamurin e Kosovës.
“Ju keni qenë kundër Rambujesë, si rezultat i kësaj Kosova ka fituar lirinë. Keni qenë kundër paketës së Ahtisarit, madje është derdhur gjak. Ju duhet të punoni sa më shumë që të harrohet opozitarizmi juaj.
Limaj thotë se Kurti nuk e din se si funksionon shteti.
Ai i ka quajtur pallavra pikat e programit qeverisës.
“Harro që mundesh me bë ndonjë marrëveshje kundër Kosovës, nuk e kemi lënë Hashimin e as ty nuk do të lejojmë”, ka thënë ai.
















