Edon Zhegrova shkëlqeu sonte edhe ndaj Real Madridit, me një paraqitje fantastike me Lille në fitoren minimale 1:0.
Zhegrova bëri disa pasime kyçe, por që lojëtarët e ekipit nuk arritën t’i konkretizonin.
Në fundin e pjesës së parë, një goditje e lirë e Zhegrovës u prek me dorë në zonë nga Camavinga, për t’u akorduar penallti.
Nga 11-metërshi i saktë u tregua Jonathan David për të shënuar golin e fitores së vendasve.
Real Madridi tentoi deri në fund të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk ia doli dot.
Tani të dy skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.