Lila: I kemi mundësitë të lëmë gjurmë në Francë

E publikuar: 22/05/2016 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria nisi zyrtarisht aventurën drejt Euro 2016. Me pjesën më të madhe të lojtarëve që do ti bashkohen Kombëtares në qendrën stërvitore në Austri, e gjithë vëmendja në aeroportin Nënë Tereza ishte përqendruar te trajneri Gianni De Biasi.

Fotografi të panumërta dhe autografë në fanellën me të cilën Kombëtarja do të përfaqësohet në evenimentin në Francë. Një shpërqendrim i lejuar përpara grumbullimit në krahinën e Bad Waltersdorf. Në Austri nis puna me intensitet të plotë.

Me padurim po e presim, sepse kemi kohë që përgatitemi për këtë gjë. Është diçka që ndodh vetëm një herë në jetë. Shpresojmë ta shijojmë në maksimum si ne ashtu edhe të gjithë shqiptarët, edhe të bëjmë rezultate të mira si kemi bërë kohët e fundit. Është diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj të jemi mirë edhe nga ana shëndetësore dhe në formën fizike për të bërë më të mirën.

Edhe pse objektivi kryesor, ai i pjesëmarrjes në Kampionatin Europian u realizua, Andi Lila nuk përcakton kufij. Mbrojtësi i Pas Janinës ka besim.

Andi Lila

Siç është edhe shprehja e urtë popullore “Oreksi vjen duke ngrënë”. I kemi të gjitha mundësitë, sepse në futboll nuk ka më diferenca. Përderisa quhen finale, skuadrat janë thuajse në të njëjtin nivel. Shpresoj që t’ia dalim./supersport.al/