Ligue 1, Marseille i jep leksion St. Etienne

E publikuar: 22/11/2015 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e 14 e Ligës së Parë franceze uli siparin me ndeshjen Sant Ettienne – Olimpique i Marseilles, që u mbyll me fitoren 0-2 të skuadrës që drejtohet nga trajneri Michel. Një trepikësh me shumë vlerë ky për marseiezët, që synojnë të hedhin sa më shpejt pas krahëve krizën e rezultateve të fillimsezonit, që reflektohet me renditjen në pjesën e poshtme të tabelës.

Saint Ettiene u ndëshkua në minutën e 41-të nga Batshuayi, i cili u gjend në kohën dhe vendin e duhur pas tentativës së dështuar të Nkoudou, që rastësiht u kthye në asist për sulmuesin belg. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51, në momentin kur Saint Ettiene po e rriste presionin në gjysmëfushën e Marseilles, Batshuayi asistoi N’koudou për golin e 2-0, që i dha një goditje të rëndë psikologjike skuadrës vendase.

Përpjekjet shpeshherë kaotike të të Saint Etiennë për të kthyer rrjedhën e ndeshjes rezultuan të kota, pasi deri në vërshëllimën e fundit gjyqtarit rezultati mbeti i pandryshuar.