Ligji i ri i Komunikacionit që ka hyrë në fuqi më datën 1 janar të 2018-tës në Republikën e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta.
Kjo për arsye se parashihen dënime për shumë kundërvajtje që deri më tani nuk konsideroheshin të tilla, transmeton lajmi.net.
Ky ligj që ka hyrë në fuqi nga fillimi i vitit të ri 2018 tashmë parasheh edhe dënim me gjobë për personat që kyqen në rrugë me rrotat me baltë, ligji parasheh dënim prej 50 euro për këtë veprim të cilësuar si kundërvajtje. /Lajmi.net/



















