As sivjet ligji për partitë politike nuk ka me shkue në Kuvend, madje ky ligj që rregullon funksionalizimin, financimin si dhe kompetencat e subjekteve politike në Kosovë, nuk ka me u procedue.
Kjo neglizhencë që edhe për veti ta kenë nji ligj, po bahet me qellim dhe me dashje prej vetë drejtuesit e partive politike, madje partitë politike as që janë t’interesueme që gjatë këtij viti ta marrin iniciativën për me pas ligj edhe subjektet e veta politike.
Besa Gaxherri, deputete prej LDK, ka arsyetue pse deri sot asht vonue ligji per partitë politike, i cili simbas saj asht i domosdoshëm sidomos te dihet financimi i tyne
Ndryshe mendon nënkryetarja e Kuvendit te Kosovës, Aida Derguti.
Ajo thote se partitë politike ende nuk e kane arrite nji pjekuni politike dhe asht skeptike se edhe nëse bahet ky ligj ka me u respektue, qysh po ndodh me ligje te tjera.
Por deputetja Vjosa Osmani, mendon se deri me tash nuk ka pas as diskutime politike per keto ligje mbrenda partive.
Simbas saj disa partive politike ju ka shkue përshtati zvarritja e këtij ligji,
Te trija deputetet jane te njajtit mendim se ligji per partitë politike duhet me u ba sa ma parë, por ato nuk besoje se ky ligj ka me ardh sivjet ne Kuvend, simbas tyne per m’u ba ky ligjë duhet nji pajtim i plote i tana partive politike.