Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, do të shqyrtojë sot raportin e ekspertit për përgatitjen e dokumenteve për nismën ligjore, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Ende nuk dihet se cilat ndryshime janë paraparë të ndodhin me këtë nismë, megjithatë ndryshimi i ligjit për këto kategori do të ndodh.