Reshit Kushaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), është deklaruar lidhur me caktimin e koeficientit prej 105 euro.
Kushaj tha se nuk do të pajtohen me këtë rritje ndërkohë që paralajmëroi veprime të tjera, pas takimi me anëtarë e tjerë të sindikatës.
“Ajo çka di të them është që ne do ta kundërshtojmë, vlera e koeficientit nuk është e mjaftueshme. Për veprimet e më tutjeshme do të lajmëroheni me kohë, do të flasin edhe ata në qendër”, tha shkurt Kushaj.
Ndërkohë, Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri ka deklaruar në media se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.
Më Ligjin e Ri për paga, paga e mësimdhënësit në shkolla fillore dhe të mesme të ulët nga 421 euro në 588 euro. E edukatorit nga 393 euro në 546 euro.