Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 12 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Në Gjilan u arrestuan katër persona, nga dy të arrestuar pati në komunat Prizren,Pejë,Gjakovë dhe Mitrovicë.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
Rr. Agim Ramadani, Viti 14.05.2020 – 15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti është takuar nga policia në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Rexhep Bislimi, Viti 14.05.2020 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Fsh. Drobesh, Viti 14.05.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 14.05.2020 – 22:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Prizren 14.05.2020 – 23:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Istog 14.05.2020 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rr. Eliot Engel, Pejë 14.05.2020 – 20:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Yll Morina, Gjakovë 14.05.2020 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Skivjan, Gjakovë 14.05.2020 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë Jugu 14.05.2020 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim te prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Skenderaj 14.05.2020 – 15:45. Raportohet se e i dyshuari kosovar kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.