Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”: Listat e veteranëve të manipuluara

E publikuar: 11/04/2015 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas publikimit të listave të dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve dhe invalidëve të UÇK-së, ka reaguar Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”- dega në Deçan, duke konsideruar se është shkelur mbi kontributin e atyre që dhanë në luftën e fundit.

“Publikimi i listave të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, është një dëshmi se kontributi i atyre djemve dhe vajzave që kapën pushkën dhe u rreshtuan në kauzën kombëtare, e sot në Kosovën e lirë e të pavarur të mos vlerësohet, është turp shumë i madh”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

“Në listat e publikuara një gjë çka të bie në sy dhe të benë të hutohesh është se si ata luftëtarë të lirisë, që kanë shkuar në Shqipëri për armatim, duke rrezikuar jetën e tyre, pastaj duke u rikthyer në Kosovë dhe duke qëndruar në ballë të pikave të luftës posaçërisht nga fundi i muajit maj e deri në gjysmën e muajit shtator 1998 (fjala është për Isniq), dhe të mos ju njihet e drejta e veteranit, me asnjë fjalë tjetër nuk mund të klasifikohet veç se një turp i pafalshëm”, thuhet më tej.

Sipas kësaj shoqate, listat e veteranëve janë të manipuluara.

“Në mesin e tyre ka njerëz që kurrë nuk e kanë parë frontin e luftës me sy, e as që e kanë ditur se ku janë pikat e luftës. Marre mos me ju njofto kontributi atyre që luftuan dhe që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës. Historia një ditë, do t’i dënoj ata që shkelen mbi kontributin e tjetrit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/