Lideri i ri i Al-Kaidës në Jemen, ka bërë thirrje për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 9 korrik, gjatë fjalimit të tij të parë pas marrjes së komandës.
Qassim al-Raymi mori komandën e Al-Kaidës pas Nasser al-Wuhayshit në Gadishullin e Arabisë, pasi Wuhayshi u vra nga një sulm ajror i SHBA-ve muajin e kaluar.
Vdekja e Wuhayshit është parë si një shpërthim i madh për grupin militant në Jemen, që nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si dega më e rrezikshme e Al-Kaidës.
Në fjalimin e tij, Raymi lavdëroi Wuhayshin, u betua për besnikëri ndaj liderit të Al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, dhe bëri thirrje për sulm ndaj SHBA-ve.
“Ju amerikanë, sa më shumë njerëz na i vrisni, aq më të vendosur bëhemi. Secilin lider që ju e vrisni, ka zëvendësim për të”, tha Raymi, përmes një audio incizimi, vërtetësia e të cilit nuk mund të verifikohej menjëherë.