Liderët serbë duhet t’ia bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë për pavarësinë e Kosovës

E publikuar: 13/03/2021 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori amerikan në Universitetin e New Yorkut, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetës një pyetje të thjeshtë rreth zhbërjes së pavarësisë së Kosovës.

Ben-Meir, i është drejtuar liderëve serb, se duhet t’i bëjnë vetës një pyetje të thjeshtë: në cilat rrethana do të përmbysej pavarësia e Kosovës?

Ndërsa ka thënë se ata e dinë përgjigjën e kësaj pyetje, por që nuk kanë guxim moral ta pranojnë se është përtej aftësisë së tyre për të zhbërë pavarësinë e Kosovës.

“Udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë: në cilat rrethana do të përmbysej pavarësia e Kosovës? Ata e dinë përgjigjen, por nuk kanë guximin moral të pranojnë se është përtej aftësisë së tyre për të zhbërë pavarësinë e Kosovës, tani ose kurdo”, ka shkruar Alon Ben-Meir në Twitter.