Liderët më të fuqishëm të BE-së me vizitë historike në Kiev, takojne Zelenskin

E publikuar: 10/05/2025 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e vendeve më të fuqishme evropiane janë mbledhur në Kiev të Ukrainës.

Kancelari Friedrich Merz ka mbërritur në Ukrainë i shoqëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri polak, Donald Tusk, janë takuar me presidentin ukrainas Zelensky.

Kjo është hera e parë që krerët e shteteve dhe qeverive të këtyre katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë për të vizituar presidentin Volodymyr Zelensky.

Si shenjë e qartë e “solidaritetit me Ukrainën kundër pushtimit barbar dhe të paligjshëm rus”, thuhet në deklaratën e përbashkët, duke e përshkruar gjithashtu vizitën si “historike”.

Në këtë deklaratë, katër evropianët mbështesin thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje paqeje dhe “i bëjnë thirrje Rusisë të mos i pengojë përpjekjet drejt një paqeje të qëndrueshme”