Liderët fetarë: Askush s’ka të drejtë të vrasë në emër të Zotit

28.05.2015 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Liderët fetarë: Askush s’ka të drejtë të vrasë në emër të Zotit

Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë ekstremiste të rrezikojnë tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, është thënë të enjten në Konferencën Ndërkombëtare Ndërfetare që po mbahet në Prishtinë.

Kjo është konferenca e katërt e këtij lloji, ku po marrin pjesë përfaqësues të religjioneve dhe institucioneve, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ishte mysafire e posaçme e kësaj konference, ka thënë se toleranca, bashkëjetesa dhe mirëkuptimi duhet të jenë vlera të shoqërisë në Kosovë.

Ajo i ka kushtuar rëndësi sidomos ruajtjes së rinisë nga tendencat ekstremiste, që shpesh provohen të infiltrohen përmes religjioneve.

“Ne duhet të konfrontohemi me ekstremizmat e çfarëdo lloji dhe me ndikimet që ata mund të kenë mbi të rinjtë tanë. Prandaj, nevojitet angazhimi ynë i plotë, i shoqërive tona, në hapjen e perspektivave për të rinjtë, në ngritjen e nivelit të arsimimit dhe në kultivimin e kulturës së bashkëjetesës. Religjioni është pikërisht këtu për të ndihmuar këtë angazhim për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Jahjaga.

Ndërkaq, Ejup Ramadani, shef i kabinetit të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava, ka theksuar se liria e besimit dhe manifestimi i tij janë një vlerë globale, sikurse arsimimi dhe edukimi që nuk kanë alternativë.

Ai ka kërkuar që indoktrinimi i të rinjve duhet të demaskohet në mënyrë që njerëzit të jenë të lirë në kultivimin e religjionit.

“Ne jemi një vend i vogël e me një të kaluar të hidhur. Por, edhe ajo e kaluar na e kujton një vlerë të çmuar e të rrallë, që ne me krenari e bartëm brez pas brezi, e ajo është harmonia ndërfetare. Por, sot jemi në rrethana të reja, në sfida të reja, shpesh edhe të padëgjuara më parë. Feja si pjesë e kulturës së shoqërisë ofron përkrahje në përballjen me këto sfida që mund ta rrezikojnë gjithë atë që është arritur deri më sot”, ka thënë Ramadani.

Me mesazhe për tolerancë e bashkëjetesë është prezantuar në fjalimin e tij edhe përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq.

Ai ka thënë se shumetniciteti dhe diversiteti fetar në Kosovë duhet të shihen si pasuri dhe jo si pengesë.

“Shoqëria, e cila di se si t’i respektojë dallimet dhe, në të njëjtën kohë, është gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e saj, dëshmon se është e pjekur politikisht”, ka thënë Janjiq.

Kurse, e kundërta e kësaj, sipas tij, rrezikon që ta mbajë Ballkanin Perëndimor të izoluar dhe në konflikt.

Famullitari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Lush Gjergji, ka cituar me këtë rast një thënie të Papa Gjon Palit të Dytë, ku ai ka trajtuar aspektet e krimeve që njerëzit mund t’i kryejnë duke u thirrur padrejtësisht në Zotin.

“Urrejtja dhe vrasja e njeriut është krim. E krimi i krimeve është kur ajo bëhet në emër të Zotit”, ka thënë Dom Lush Gjergji.

Një konkludim i përbashkët i liderëve fetarë ishte se kjo pjesë e Evropës, sikurse edhe pjesët tjera në gjithë botën, po ballafaqohen edhe me ide ekstremiste, të cilat mundohen që të përdorin fetë për qëllimet e tyre politike.

Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe në dy ditët në vijim, raporton rel.

Qëllimi i saj pritet të jetë adresimi i mesazheve në kohën kur ekstremizmi fetar po shënon rritje dhe është shndërruar në një problem global.

Kurse, sa i përket Kosovës, është thënë se është me rëndësi që të potencohet se toleranca dhe mirëbesimi janë kultivuar për shumë kohë dhe se të rinjtë nga ky vend nuk duhet lejuar të indoktrinohen dhe përfshihen në luftërat në Siri e Irak, në krahë të atyre që promovojnë ekstremizmin fetar dhe si mjet zgjedhin edhe terrorizmin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët