​Liderët evropianë dhe sekretari i NATO-së nesër së bashku me Zelensky në Uashington

E publikuar: 17/08/2025 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe udhëheqësit evropianë, përfshirë kryeministrin Giorgia Meloni, do të marrin pjesë nesër, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në takimin e organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Përveç Melonit, Zelensky do të shoqërohet edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti finlandez Alexander Stubb dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, shkruan ANSA.