Liderët e VV!, AAK dhe NISMA arrijnë në Protestë!

E publikuar: 18/04/2015 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E Plotësuar) 14:00 Tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi të Nismas, janë nisur së bashku drejt protestuesve që po i presin në sheshin “ZAHIR Pajaziti”.

Ata janë parë bashkë në lagjen Pejton, ndërsa do të kthehen sërish atje, ku gjendet edhe ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese, që është pika e parë që do të ndalen protestuesit.proteste-lideret486459-n

—–

Në sheshin “Zahir Pajaziti” po grumbullohen vazhdimisht protestuesit. Aktualisht aty janë rreth 2,500 protestues.

Krahas protestuesve aty janë edhe deputetë edhe liderë të partive politike opozitare.

Protestuesit po thërrasin parulla kundër qeverisë.

————————–
Rreth njëmijë protestues aktualisht janë grumbulluar në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gradualisht është duke u mbushur sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, prej ku në orën 14:00 është paraparë të fillojë marshi i protestuesve, transmeton Telegrafi.

 

Në protestë ka mbërri edhe ish lideri i VV-së Albin Kurti.
Organizatorët kanë angazhuar kujdestarë të shumtë të cilët po përkujdesen për mbarëvajtjen e saj.

/gazetablic/