Liderët e BE-së: Kurrë nuk do ta njohim aneksimin e paligjshëm të Rusisë

E publikuar: 30/09/2022 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Evropian i përbërë nga liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka dënuar aneksimin ilegal të Rusisë të Donetskut, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia.

Në një deklaratë thuhet se kurrë nuk do ta njohin këtë aneksim të paligjshëm dhe se vendimi i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, është i pavlefshëm, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Duke minuar me dashje rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe duke shkelur hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial, parimet thelbësore të sanksionuara në Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, Rusia po vë në rrezik sigurinë globale”.

“Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm. Këto vendime janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik” thuhet në deklaratë.

Madje, në deklaratën e KE-së thuhet se udhëheqësit e BE-së do të forcojnë masat kufizuese kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë në mënyrë që të rrisin më tej presionin ndaj Moskës.