Lajmet

Liderët e Ballkanit zotohen për dialog dhe pajtim

29.05.2016 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Liderët e Ballkanit zotohen për dialog dhe pajtim

Në Sarajevë ka përmbyllur punimet Samiti i Presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit Bërdo Brioni, nën organizmin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës. Udhëheqësit e vendeve të rajonit u zotuan për bashkëpunimin e tyre për t’u përballur me sfidat që kërcënojnë gjithë rajonin.

Në një deklaratë të përbashkët, sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit të Kosovës, Presidentët e vendeve të rajonit “u zotuan për dialog, mirëkuptim, pajtim dhe besim…” dhe gjithashtu thuhet se “liderët shprehin përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në përballjen me sfidat që e kërcënojnë rajonin dhe për të tejkaluar armiqësitë e shekullit të kaluar, për barazi dhe zhvillim dhe për të përkrahur njëri-tjetrin në proceset integruese”.

Në takimin e Presidentëve u theksua nevoja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe mbështetjes për proceset integruese euro-atlantike si dhe domosdoshmëria e ruajtjes dhe thellimit të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura si dhe nxitjen e pajtimi ndërmjet popujve në rajonin e Ballkanit. Në samit janë prekur edhe çështjet e tjera të hapura në rajon dhe sfidat në fushën e sigurisë, në veçanti kërcënimet radikale e ekstremiste.

Presidenti Thaçi në fjalën e tij, transmeton Zyra e Presidentit, ka theksuar se ka ardhur koha e “ndërtimit të besimit mes popujve dhe vendeve të rajonit të Ballkanit” dhe se e ardhmja e tij është në “pajtim, mirëbesim, miqësi, bashkëpunim dhe integrim”.

Samiti i Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor kësaj radhe u zhvillua në Sarajevë dhe në të morën pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe mikpritësi Presidenca e Bosnjë Hercegovinës.

Mysafir nderi në Samitin e Sarajevës ishte Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ndërkohë që ai u zhvillua në kuadër të Samitit 100 të liderëve të biznesit në Evropën Juglindore, që thekson nevojën e bashkëpunimit në rajon për zhvillim ekonomik të të gjitha vendeve, raporton rel.

Samiti i Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së dialogut politik të rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje