Tubimi i sotëm i thirrur nga partia e Albin Kurtit po bëhet në ditën e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky tubim ka filluar me fjalimin e Liburn Aliut i cili ka thënë se “Ende mund të gjeni thirrjen liri, barazi, thirrje kjo që na përcjell me vite. Para 15 vitesh ne thamë se ende nuk u kry, pasi tham vetëvendosje deri në çlirimin e vendit. Për cdo vit ne shikojmë vetëm arritjet tona.”
Në fund të fjalimit Liburn Aliu anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se “Atyre që dojnë të e coptojnë vendin ju themi, po provo ta mbajt se këtu na ke”.
Ndërsa gjatë fjalimit Aliu ka rikujtuar organizimet të cilët benin në qytetëzën në Pejton, në oborrin e opozitës në të cilin nuk kishin vend për vendosjen e fotografive.