Libraria kineze me rafte të rrethuara nga shkallët (Foto)

E publikuar: 31/01/2019 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket si një bibliotekë që është marrë prej ëndrrave të dashamirësve të libra, ndërsa është sjellë në jetë Kinë, nëpërmjet një arkitekture moderne.

Pasqyrat të tavan dhe mashtrimi optik që krijohet në Zhongshuge Bookstore që ndodhet në Hangzhou, të lë përshtypjen sikur kopërtinat shumëngjyrëshe të jenë pa fund, transmeton Telegrafi.

Raftet e librave janë të rrethuara me shkallë të gjëra, që shfrytëzohen për ecje dhe pushim, teksa afrojnë klientët deri te librat e vendosura më së larti. Zona e fëmijëve është e vendosur në katin e parë, që ta kenë sa më të lehtë, teksa është dekoruar me statuja gjigante kërpudhash.

Shkallët e kësaj librarie kineze janë bërë në kujtim të M. C. Escer Relativity – litografi e vitit 1953, që shfaqë një botë ku ligjet e zakonshme të gravitetit nuk ekzistojnë.

Lokali që tejkalon imagjinatën, ka hapësira të ndryshme të vëna njëra mbi tjetrën, që shpërndahen prej sallës kryesore. Librarinë e vizitojnë shumë njerëz, jo vetëm për të blerë libra, por edhe të shohin nga afër arkitekturën mbresëlënëse dhe të fotografohen në brendësi të saj.

Themeluesi i zinxhirit të librarive, Jin Hao ka kërkuar të realizohet kjo formë, që e dallon prej librarive të zakonshme me beton, armaturë dhe rafte druri. /Telegrafi/