Partia Liberale Demokratike e Cedomir Jovanovic, ka kërkue shkarkimin e menjihershëm të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, mbas deklaratave luftënxitëse në raport me Kosovën.
Liberalët vlerësojnë se Nikolic e ka rrezikue seriozisht sigurinë kombëtare të Serbisë me deklaratën e tij mbas seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.
“Mbas dekadave luftë të shkaktueme nga politika që e shkatërroi vendin tonë dhe në të cilën qindra mija njerëz kanë humbë jetën, zyrtarët serbë kanë obligim për me mbajtë paqen dhe jo për me thirrë për vuejtje të reja dhe destruktivitet që njiherë menxi e kemi kalue”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Tomislav Nikolci, mbas takimit me liderët shtetnorë e ushtarakë deklaroi se Serbia asht e gatshme me e çue ushtrinë në Kosovë, nëse lëndohen serbët e Kosovës.