Makineritë ushtarake që janë nxjerrë nga funksioni, po vendosen në tabanin e detit, në përpjekje që të zhvillohet jeta nënujore.
Tanket e ndryshme, bashkë me shumë furgonë dhe autobusë, po vendosen në bregdetin e Libanit, si pjesë e projektit që do ë ndryshonte tabanin e kësaj pjese të Detit Mesdhe, transmeton Telegrafi.
Ambientalistët po i fundosin ato, në mënyrë që të mbulohen nga algat, koralet dhe bakteret e ndryshme, që do t’i joshnin më pas peshqit që të lëshojnë aty vezë.
Shkencëtarët po i shfrytëzojnë makineritë ushtarake për këtë qëllim, që prej vitit 2012 kur Dr Michel Chalhoub nga Bejruti, e përdori të njëjtën teknikë, që të zhvillojë bregdetin e Tripolit.
Kranet po i lëshojnë ngadalë këto mjete në ujë, duke i vendosur prej 70 deri në 100 metra larg njëra-tjetrës. Deri më tani, afro 12 kilometra bregdet është duke u ‘siguruar’ prej makinerive ushtarake.
Si pjesë e projektit janë shfrytëzuar edhe shtretërit metalik që përdoreshin në kazerma, anijet ushtarake dhe gurë të mëdhenj që janë larguar prej hapësirave të ndryshme në natyrë.
Rritja e temperaturave, aciditeti dhe peshkimi i pakontrolluar, janë ndër problemet kryesore që është dëmtuar bota nënujore. /Telegrafi/