iam Hemsworth është ndër personazhet më të komentuara të shoubizit gjatë këtij viti.
Liam Hemsworth është duke u përballur me një padi gjyqësore me dënim 150,000 dollarë për një foto në Instagram, shkruan Cosmopolitan, transmeton lajmi.net.
Atëherë kur dukej se gjërat po ktheheshin në normale, pasi u nda nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth po përballet me një padi dy javë pas përfundimit të këtij viti.
Ai është duke xhiruar shfaqjen e re televizive dhe ka filluar romancë me një modele, lidhje e cila po bëhet serioze.
“E! News” raporton se Liam po përballet me një padi të rëndë nga “Splash News” dhe “Picture Agency” për postimin e një fotografie paparacësh, të tij, në llogarinë e tij në Instagram, teksa po filmonte filmin e fundt “Isn’t It Romantic”.
Sopas dokumenteve të marra në “E! News”, Liam po përballet me akuza për shkeljen e të drejtave të autorit sepse postoi një foto pa leje, e cila përbëhej nga një “seri fotografish që përshkruanin të pandehurin Hemsworth duke kryer një skenë në natyrë në vendndodhjen për prodhimin e filmit “Isn’t it Romantic”.
Dokumentet e padisë pohojnë më tej se Liam (ose dikush përgjegjës për faqen e tij në Instagram) postoi foto në llogarinë e tij më 15 korrik të vitit të kaluar dhe etiketoi faqen e filmit.
“Hemsworth ose dikush që vepron në emër të tij përsëri e postoi fotografinë në InstaStory të Hemsworth dy herë më 20 qershor 2019”, thuhet në dokumente, ku thuhet se ai madje kishte bërë thirrje që ta votojnë filmin e tij për çmimin “Teen Choice”.
Për shkak të këtyre akuzave, Liam mund të dënohet me 150 mijë dollarë për shkelje të së drejtës së autiorit.
Sipas atyre dokumenteve, pretendohet se ai e bëri këtë veprim me qëllim dhe brenda kohës së lejuar me ligj, paditësi do të bëjë zgjedhjen e tij midis dëmeve aktuale dhe dëmeve ligjore.