LG rifreskoi linjën e laptopëve Gram ditën e sotme pak ditë përpara konferencës CES.
Konkretisht kompania prezantoi versionet e rifreskuara të Gram 13.3 inç, 14 inç dhe 15 inç.
Ato përmbajnë gjeneratën e 8-të të procesorëve Intel Core i5 dhe i7, memorie SSD dhe një opsion për një SSD të dytë.
Laptopët Gram të LG shquheshin për peshën e lehtë dhe dizajnin e hollë ku modelet 13.3 inç dhe 14 inç peshojnë vetëm 900 gram ndërsa modeli 15 inç 1.1 kilogram.
Kompania tregohet ambicioze kur flitet për jetëgjatësinë e baterisë së laptopëve duke premtuar 22.5 orë për modelin 13.3 inç, 21.5 orë për modelin 14 inç dhe 19 orë për modelin 15 inç.
Krahasuar me modelet e 2017-ës, kapaciteti i baterive është rritur nga 60Wh në 72 Wh.
Edhe Samsung prezantoi laptopët e rinj Notebook 9 me bateri më të mëdha. Ky është një lajm i mirë për Intel pas lajmit se Microsoft dhe Qualcomm ishin gati të shisni laptopët e parë Windows 10 me procesorë Snapdragon me fokus të veçantë në jetëgjatësinë e baterisë. /PCWorld Albanian