LG zbuloi orën e saj inteligjente luksoze “Urbane Luxe”. Kjo orë është e larë në ar 23-karat dhe ka një rrip prej lëkurës së aligatorit.
LG ka bashkëpunuar me kompaninë e bizhuterive “REEDS Jewelers” për krijimin e orës së saj inteligjente premium.
Kompania ka prodhuar vetëm 500 njësi të orës inteligjente “Urbane Luxe”, ku secila prej tyre do të ketë të gdhendur numrin e vet serial. Fillimisht kjo orë do të shitet vetëm në tregun amerikan për 1200 dollarë. Ora do të prezantohet në eventin IFA që do të zhvillohet pas pak ditësh.