Para disa ditësh u fol se Samsung do të prezantojë në janar të 2016-ës një telefon me ekran të lakuar, që do të duket si një libër. Tani, sipas një raporti të ri nga ETNews, si duket edhe LG po planifikon të nisë prodhimin në masë të ekraneve të lakuara.
Samsung dhe LG kanë krijuar edhe më parë telefona me ekran të lakuar, si LG G Flex apo Samsung Galaxy Round. Tani LG ka vendosur që të krijojë ekrane të lakuara për kompani të tjera që merren me prodhimin e telefonave inteligjentë.