LG po planifikon të shpenzoje miliarda dollarë në teknologjinë e ekraneve OLED. Siç Reuters raporton, kompania LG do të investojë të paktën 8.5 miliardë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme, ku do të fokusohet më shumë tek televizorët OLED dhe ekranet e lakuara për pajisjet mobile. LG shpreson që ekranet OLED të përdoren edhe tek pajisje të tjera, si tek sinjalistika e automjeteve, tek konsolat, bordet e reklamave publike etj.
LG ka investuar shumë për zhvillimin e teknologjisë së ekraneve OLED. Investimi i fundit do ta ndihmojë kompaninë të zgjerojë edhe më shumë përdorimin e këtyre ekraneve, si dhe të mbizotërojë në këtë treg. Ekranet OLED po përdoren gjerësisht tek telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera, duke qenë se kanë edhe një çmim të arsyeshëm. Ndërsa panelet më të mëdhenj kushtojnë më shtrenjtë. Një televizor OLED mund të kushtojë akoma mijëra dollarë më shumë se një model me ekran LCD me të njëjtën madhësi. Prandaj LG shpreson që të stabilizojë këtë, duke ofruar ekrane OLED me çmim të arsyeshëm edhe për televizorët. LG shfaqi një ekran të lakuar 18 inç OLED vitin e kaluar, dhe do që ta përdorë këtë teknologji tek pajisje të ndryshme.