LG G4 do të prezantohet më 28 prill

E publikuar: 31/03/2015 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LG G4 do të prezantohet zyrtarisht muajin e ardhshëm, më 28 prill. Gjiganti korean ka nisur të dërgojë ftesat për prezantimin e gjeneratës tjetër të telefonit të saj inteligjent të cilësisë së lartë.

LG G4 do të prezantohet në të gjithë botën. Kompania do të zhvillojë evente në Nju Jork, Londër, Paris, Seul, Singapor dhe Stamboll. Nga ftesa zyrtare shihet se LG G4 do të mbulohet me material lëkure në anën e pasme. Spekulimet e mëparshme na kanë sugjeruar se kompania do të përdorë materiale premium në pajisjen e saj të ardhshme.

Disa nga specifikat e përfolura të LG G4 janë procesori Qualcomm Snapdragon 808 me gjashtë bërthama, 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe ekran 5.5 inç me rezolucion Quad HD. Telefoni do të ketë kamerë të pasme 16 megapikselë dhe kamerë ballore 8 megapikselë.