Versionet mini të telefonave të mençur premium që sjellin karakteristika më të thjeshta por edhe çmim më të lirë me sa duket do të vazhdojnë të paraqiten në treg.
Në ndërkohë pritet të shohim edhe versionet e tilla si HTC One M9 mini apo Samsung Galaxy S6 mini.
Në këtë mes pritet të jetë edhe LG G4s, i cili nuk e ka prapashtesën mini, por vetëm shkronjën “c” e cila simbolizon koston më të ulët dhe një variant të ri të versionit të saj kryesor të telefonit siç është LG G4.
Vitin e kaluar në treg kishte edhe model të ngjashëm sikurse LG G3 s.
Në fakt një faqe gjermane e ka listuar modelin LG G4c (H525N) për të cilin besohet se synon ti marrë përdoruesit që nuk mund ta përballojnë koston e LG G4.
Për një çmim që do të sillet rreth €279 deri në €300, LG do të ofrojë një model të telefonit me ekranin prej 5 inç në 720 x 1280 piksel dhe IPS (294 ppi), procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 410, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet dhe baterinë me 2,540 mAh. (Telegrafi)