Kombëtarja e Polonisë do t’i bëjë konak Shqipërisë më 26 mars, me ndeshjen që do të luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” për Botërorin 2026.
Ajo ndeshje do të zhvillohet në Varshavë dhe do të nisë nga ora 20:45.
Në prag të këtij dueli, ka folur sulmuesi dhe legjenda e kombëtares polake, Robert Lewandowski.
Në fjalën e tij, lideri i Polonisë dhe Barcelonës, ka treguar respekt maksimal për kombëtaren shqiptare.
“E ardhmja? Ende nuk janë marrë vendime. Për penalltitë? Nëse nuk ke gjuajtur më parë, mund të ketë momente hezitimi. Jam gati, por ka raste kur është më mirë të zgjedhësh atë që është më e mira për ekipin. Shqipëria? Të shënosh edhe një gol është e mjaftueshme. Nuk do ta krahasoja këtë ndeshje me atë të fundit kundër tyre. Shqipëria është gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Ishte e vështirë jashtë fushe, por nuk ishte e lehtë në shtëpi. Shpresoj që të arrijmë në finalen e dytë”, tha Lewandowski.
Në rast triumfi në këtë përballje, Shqipëria në finale të “play-offit” do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Ukrainë – Suedi.



















