Nëna e paemëruar që nuk dihet prej nga vjen, ka postuar në internet pamjet e momentit kur lëvizte fëmija i saj në bark.
Shtatzëna qëndronte shumë e qetë, ndërsa lëkura i ngrihej dhe dukej sikur ishte gati të shqyhej nga gjymtyrët e bebes, transmeton Telegrafi.
“Më ngjanë sikur ndonjë film horror, është e frikshme të shikohet”, ka qenë një koment lidhur me rastin.
Por, të tjerë e kanë komentuar si moment të veçantë, që tregon për fëmijën e shëndetshëm që do të vije së shpejti në jetë. /Telegrafi/