Kanë nisur lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe nga Google, gjersa po shton Kosovën në listën e shteteve të mbështetura në programin e verifikimit të reklamuesve, proces ky mundëson që të jetë një hap më afër integrimit të plotë në platformat e Google.
Ky lajm nga Google Ads po konsiderohet një lajm fantastik për vendin.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe programeri Elton Heta, nismëtar i një peticioni ku kërkohej që gjuha shqipe të mos jetë e penalizuar, dhe kësisoj të jetë e përfshirë në Google Ads dhe Google Adsense.
Deri më tani mbi 25 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin.
Nismëtari i këtij peticoni është Elton Heta, i cili me profesion është programer, e ka quajtur lajm fantastik arritjen e këtyre nënshkrimeve, duke njoftuar se Google Ads ka nisur lëvizjet e para për përfshirjen e gjuhës shqipe.
Në platformën LinkedIn, Heta ka kërkuar sërish mbështetjen nga qytetarët për peticionin, transmeton Telegrafi.
“Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik nga Google Ads, ku unë më 6 maj 2022 nisa një peticion për njohjen e gjuhës shqipe dhe që ka tejkaluar shifrën prej 25 mijë personave që e kanë plotësuar. Google Ads ka nisur lëvizjet për ta bërë të mundur këtë në një moment tjetër duke shtuar Kosovën në listën e shteteve që mund të verifikojnë llogaritë e tyre”, shkruan Heta.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur edhe përfitimet që do të jenë nga përfshirja e gjuhës Shqipe në Google Ads dhe Google Adsense.
Peticioni vazhdon të jetë i hapur, qytetarët mund ta plotësojnë duke klikuarmbi këtë link.