Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot në Prizren do t’i prezantojë kandidatët për deputetë, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Takim ky, i cili, do të fillojë nga ora 18: 00 në sallën “Sezai Surroi”.
“Të hënën, mblidhemi së bashku në ora 18.00 në sallën “Sezai Surroi” në Prizren për t’u njoftuar me secilën e secilin kandidatë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo, Alternativës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Jeni të mirëseardhur.”



















