Lëvizja Vetëvendosje me anë të një konference për media, e ka diskutuar Raportin e Progresit për vitin 2016, që Bashkimi Europian e përpilon për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.
Ky subjekt ka hedhur kritika për BE-në duke thënë se Bashkimi Europian nuk po e trajton Kosovën si shtetet e tjera dhe kanë deklaruar se kjo qasje e dëmton Kosovën.
Më tej ata kanë shtuar se ky raport është real sa i përket zhvillimit ekonomik në Kosovë, ku institucionet kanë regres në ekonomi.