Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë informoi se qëndron pas iniciativës për organizimin e protestës së madhe në mbështetje të policisë e cila sulmoi në Kumanovë.
“Në komunikim dhe në kërkesë të një numri të madh të qytetarëve që duan ta shprehin mbështetjen e tyre, vendosëm që të organizojmë tubime për mbështetje në 23 qytetet në Maqedoni.
I thërrasim të gjithë qytetarët që sot në fillim prej ora 19, ta shprehim mbështetjen tonë ndaj policisë, t`i falënderohemi patriotizmit të tyre”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e kësaj lëvizje./zhurnal/