Skuadra e Bayer Leverkusenit nesër do të luaj ndeshjen ndaj Stuttgartit e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.
Në këtë takim do të mungoj mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për shkak të kartonave të verdhë.
Në konferencë për shtyp trajneri spanjoll Xabi Alonso thotë se skuadra e tij është e gatshme edhe pa lojtarin shqiptar.
“Graniti do të mungoj nesër për shkak të kartonave të verdhë. Unë i besoj skuadrës, se mund të luajmë mirë edhe pa të. Ai është një nga më meritorët, por ne kemi mjaftë opsione për të marrë një vendim”, u shpreh Xabi Alonso
Kujtojmë që objektivi i Bayer Leverkusenit nesër është mos-humbja, pasi tashmë puna e titullit ka përfunduar.
💬 #Alonso "Granit will miss out tomorrow because of his 5th yellow card. I trust the squad that we can play well without him. He is an obviously a big influence but we have enough options to make a decision" #B04VfB | #Bayer04 #Werkself #Xhaka pic.twitter.com/1qBSbyrANB
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) April 26, 2024