Letra e plotë e ambasadorit amerikan në Prishtinë, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për Specialen

E publikuar: 22/12/2017 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie, ka reaguar pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se nëse apelohet vendimi i Speciales, do të ketë implikime negative pë vendin.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të Delawie:

“Mirëmbrëma të gjithë. Jam këtu në ndërtesën e Ambasadës. Ekziston një iniciativë në sipër për të apeluar vendimin për Gjykatën Speciale të Kosovës. Dua që ta bëjë të qartë se ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kundër secilit tentimi për të ndryshuar ose shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Më duhet të them se jam vërtet i zhgënjyer që kjo gjë është shfaqur nga asgjëja në ditët e fundit. Asnjë debat publik për një çështje me interes kaq madhor për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës është një turp nga pikëpamje ime. Kjo përpjekje, nëse shkon tutje, do të ketë implikime të mëdha negative për të ardhmen e Kosovës dhe të Evropës. Do të konsiderohet nga SHBA-të si një thikë pas shpine. Kosova do të zgjedhë izolimin në vend të bashkëpunimit dhe më duhet të them se ne nuk kemi dëshirë që të kthejmë kohën prapa për Kosovën në progresin që ka bërë deri tani”. U bëj thirrje liderëve të Kosovës që të na ndihmojnë të shuajmë këtë përpjekje. Të gjithë duhet të mendojnë për interesin e shtetit dhe dy milionë qytetarë të Kosovës në vend të interesave personal. Përkrahja ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës u ndërtua mbi idenë që Kosova do të merret me individë që kanë kryer krime lufte. Ikja nga ky zotim do të ketë implikime jashtëzakonisht negative për Kosovën, qytetarët e saj dhe për marrëdhëniet që ka me SHBA-të. Ju faleminderit shumë”, shkruan në komunikatën e ambasadorit Delawie në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së.