Disa studentë në Britani të Madhe morën një letër nga fqinjët e tyre përballë pallatit, në të cilën i kërkohej që të ishin më të kujdesshëm në lidhje me privatësinë e tyre. Sipas letrës së dërguar, fqinjët ishin në siklet pasi prej shtëpisë së tyre mund të shikonin studentët kur laheshin në dush, kjo për shkak të xhamit transparent.
Kështu ata i dëguan një letër:
“Menduam se duhet t’ju përmendim diçka që për ne është bërë shumë e sikletshme. Xhami në tualetin e shtëpisë tuaj nuk ju siguron shumë privatësi. Në fakt nuk ju siguron fare privatësi, sidomos në mbrëmje kur ndizni dritën. Kështu që ju sugjerojmë të vendosni një xham që është më pak transparent”.
Pasi morën këtë letër, 7 studentët ndërruan shtëpi