Shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov dha dorëheqjen bashkë me ministren e Brendshme maqedonase dhe ministrin e Transportit. Mijalkov ia dorëzoi vendimin e tij me shkrimin edhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.
Mijalkov shpjegon se po kryen këtë akti në ndihmë të kapërcimit të krizës politike, në të cilën është zhytur vendi që pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës. Fajtor për gjendjen në të cilën ndodhet shteti maqedonas Mijalkov bën opozitën, ndërkohë që thekson se e vërteta do të bëhet publike shumë shpejt.
Ja letra e plotë:
“I nderuar Kryeministër,
Nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim, Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme.
Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve.
Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve dhe i flisnin me krenari.
Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jem pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.
Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke pasur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë.
Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në dorëheqjen e Sasho Mijalkovit.