Letërnjoftim i falsifikuar i Serbisë përdoret për tjetërsimin e pronës në Prizren, arrestohet një person

E publikuar: 05/12/2025 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Prizren ka raportuar në policia se prona e tij i është bartur personave të tretë pa pëlqim dhe pa dijeninë e tij, me anë të një dokumenti të falsifikuar.

Policia e Kosovës njofton se gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë me fotografinë e tij, duke futur të dhënat e palës ankuese.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“FALSIFIKIMI DOKUMETIT & MASHTRIM & LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË RREME

Prizren / 2025. Është raportuar se prona e viktimës mashkull kosovar dyshohet se nga person/a të panjohur me anë të dokumenteve të falsifikuara i është bartur personave të tretë pa pëlqimin dhe dijeninë e tij. Gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë me fotografinë e tij, duke futur të dhënat e palës ankuese. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.