Fehmi Maloku
“Miqve të mi myslimanë të “FOOTBALL-it” kam një pyetjen për t’ua bërë: Çfarë mendoni të bëni me “FOOTBALL-in? Nëse pandehni se “FOOTBALL-in” e keni bërë tashmë ‘FET’, mos e harroni kundërshtimin tonë (tash për tash të heshtur), sot dhe për tërë jetën.
Ndërkaq, nëse mendoni se, keni bërë depërtim të rëndësishëm në FOOTBALL, se keni fituar hapësirë dhe keni krijuar ambient fetar më shumë se çdo herë tjetër, përsëri e keni gabim”.
“Tani, kam një pyetje për të bërë, e cila kërkon përgjigje të qartë dhe pa ekuivoke; nuk kërkon aq shumë dritë të mendjes, sa gjerësi shpirtërore dhe paqe me njeriun dhe me Zotin: Çfarë do të bëni me “FOOTBALL-in” ?
Ku do ta çoni atë, në Lindje apo në Perëndim? Këtë ende nuk e keni thënë haptas. Por unë e di, ta zëmë, se çfarë mendoni për historinë e FOOTBALL-it dhe duke e ditur çfarë mendoni për historinë e FOOTBALL-it nuk është vështirë të nxirret edhe projeksioni i të ardhmes. Ja, po ua numëroj disa pika, ku ne nuk pajtohemi: JU MUSLIMANË TE FOOTBALL-it: KENI HUMBUR KEQ!”