Eather Swan është bërë gruaja e parë, që u lëshua me kostum mbi Arktikun ftohtë – duke lëvizur me shpejtësi prej mbi 160 kilometrave në orë.
Kur fotografia u takua për herë të parë me Glenn Singleman më 1995, që më pas edhe do t’i bëhej bashkëshort, nuk ishte eksperiencë në këto lëshime, apo shëtitje nëpër alpe – si dhe shumë pak interes, transmeton Telegrafi.
Por, 23 vite më vonë, 50-vjeçarja është bërë gruaja e parë që lëshohet me kostum mbi akullnajat e Arktikut, pasi u lëshua së bashku me Singleman.
Pasi arritën shpejtësinë enorme prej mbi 160 kilometrave në orë, bashkëshortët nga New South Wales i Australisë që u lëshuan prej 3,700 metrave lartësi, aterruan me sukses në Union Glacier.
Megjithëse kaluan mbi pamje përrallore, bashkëshortët u desh të përjetonin temperaturat e ftohta prej minus 35 gradë Celsius.
E mahnitur me bardhësinë që ofron peizazhi, Swan nuk ndjehet aq krenare që bëhet e para grua që u lëshua me kostum në këtë zonë, por se e kreu me sukses teksa e kishte pranë ‘dashurinë e jetës’.
“Arktikun e kemi pasur gjithmonë ëndërr, andaj ky ishte lëshimi më i mirë në tërë karrierën time prej 18 vitesh”, ka përfunduar Swan. /Telegrafi/