Skiatorët shfrytëzuan terrenin e pa pastruar në Aonarch Mor të vargmaleve të Skocisë, që të bëjnë një lëshim shumë të rrezikshëm.
Sportistët profesionistë, kaluan në zona ku bora arrinte deri në gjunjë, të shtegut të gjatë 1,200 metra, transmeton Telegrafi.
“Atë ditë, masa ishte shumë e butë dhe e thatë, që është shumë e pazakontë për malet skoceze. Kurrë nuk do ta harroj këtë eksperiencë”, ka shkruar njëri prej skiatorëve.
Megjithëse mund të jetë një përvojë e kënaqshme, kërkohet të shfrytëzohen vetëm terrenet e pastruara, meqë në këto zona mund të ndodhin raste të pa pritshme. /Telegrafi/