Leopardi e kap dhe e rrëzon antilopën, por nuk mundi ta “shijonte” – detyrohet të largohet nga një hienë (Video)

E publikuar: 31/01/2018 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një leopard arrin të mbyt një lloj të antilopës, duke e rrëzuar kafshën, por më vonë detyrohet të largohet nga një hienë aty pranë.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të cilat u filmuan në Maasai Mara në Kenia, e të cilat tregojnë se si leopardi kap antilopën rreth qafës, para se ta rrëzonte për tokë.

Leopardi është i kamufluar mirë dhe është në gjendje të realizojë kapjen mirë, duke sulmuar disa antilopë që ishin aty, duke kapur vetëm atë që ishte më afër.

Viktima lufton për të qëndruar në këmbë, por nuk mundet pasi leopardi ka “zhytur” nofullat e fuqishme në qafën e saj.

Gjithsesi, edhe leopardi nuk “e gëzoi” prenë e tij. Kjo pasi që ndërkohë aty vjen një hienë dhe fillon të gllabërojë vaktin e vjedhur, ndërsa leopardi është i detyruar të shkojë pak më larg. /Telegrafi/