Leonora e ashpër me Albën: Mbulesën po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

E publikuar: 06/02/2026 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.

Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u prit me vëmendje të madhe dhe emocione, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër brenda dinamikave të shtëpisë.

Leonora Jakupi e pyeti atë se a do fal namaz, por Alba tha se nuk ka shumë informacione.

“Alba, nëse ti vë mbulesë dhe nuk di të falësh namaz, këtë po e bën për lojë dhe këtë nuk dua fare ta besoj. Nuk luhet me Zotin dhe fenë islame në këtë formë, sinqerisht dhe jo në këtë pikë të lojës.”