Drejtori ekzekutiv i “Institutit për Çështje Evropiane”, Naim Leo Beshiri, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e pranon se ajo për çka po flitet në bisedime është modeli i njohjes së shtetit të Kosovës.
“Vuçiq më në fund njoftoi se nuk ka negociata me Prishtinën për numrin e deputetëve shqiptarë në parlamentin serb, për numrin e ministrave shqiptarë në qeveri, për ndryshimin kushtetues për përfshirjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, apo për integrimin e më shumë se një milion njerëzve. Po negociohet për modelin e njohjes së Kosovës”, ka shkruar Naim Leo Beshiri në rrjetet sociale.