Fabio Coentrao po vazhdon me lëndimet e tij të një pas njëshme.
Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao i ka dhënë sërish një lajm të keq skuadrës së tij, pasi është i lënduar sërish.
Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra spanjolle, e cila njofton se Coentrao ka një lëndimi në muskulin e këmbës së djathtë dhe nuk do të udhëtoj me skuadrën në turneun në Australi dhe Azi.
“Pas testeve mjekësore të Fabio Coentraos në Sanitas La Moraleja Hospital, lojtari është diagnostifikuar me një problem muskulor në këmbën e djathtë dhe nuk do të udhëtoj me skuadrën më Melbourne, por do të qëndroj në Madrid për rehabilitim”, thuhej në njoftimin zyrtar të Realit.