Lëndohet në vendin e punës në Gjilan, viktima dërgohet për tretman mjekësor në emergjencë

E publikuar: 03/12/2025 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në rrugën “7 Shtatori” në Gjilan.

Policia ka njoftuar se rasti është regjistruar më 02.12.2025, rreth orës 10:23 dhe rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas raportit, 24 orësh, “viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar është lënduar aksidentalisht. Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë”.